I dënuar me 16 vjet burgim për trafikim të femrave për prostitucion, vihet në pranga 47-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “The end” është vënë në pranga 47-vjeçari Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër.

Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i policisë:

I dënuar me 16 vjet burgim, për trafikim të femrave për prostitucion, vihet në pranga 47-vjeçari.         

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën dhe PKK Rinas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The end”.   

Gjatë operacionit, në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:      

Zabit Fisniku alias Artur Fisniku, 47 vjeç, banues në fshatin Trenë, Dibër.     

Në vitin 2005, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 16 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion”, kryer në bashkëpunim.      

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com