I dënuar me 14 vite burg për trafik kokaine, ekstradohet në Itali 48-vjeçari

Armand Dani alias Armand Isaj 48 vjeç nga Shkodra është ekstraduar nga Shqipëria në Itali pasi rezulton i dënuar nga autoritetet e vendit fqinj.

Gjykata e Novarës, më datë 01.03.2023, e ka dënuar ketë shtetas, me 14 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Nga ky dënim, 48 vjeçarit i duhet të vuajë dhe 11 vjet, 8 muaj e 29 ditë burgim.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Armand Dani alias Armand Isaj, në bashkëpunim me të tjerë, siguronte lëndë narkotike kokainë në vende të tjera (kryesisht në Holandë), për ta shitur në Itali. Në vitin 2017, në banesën e 48-vjeçarit, Policia italiane gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kokainë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com