I dënuar 3 vite më parë nga Gjykata e Tiranës, kapet në Kakavijë 56-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia Kufitare e Kakavijës ka ndaluar një 56-vjeçar të shpallur në kërkim për fshehje të të ardhurave. Sipas Policisë ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës 3 vite më parë me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftim i PKK Kakavijë

Shërbimet e Policisë të angazhuara maksimalisht për krijimin e lehtësirave, eliminimin e radhëve në hyrje/dalje të vendit, për shkak të fluksit të lartë të sezonit turistik.

Ndërkohë Policia Kufitare ka shtuar masat dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërive, si dhe për kapjen e personave në kërkim, të cilët mund të përfitojnë nga fluksi i lartë për të kaluar kufirin.

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe  shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, Policia Kufitare në dalje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim:

P. P., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës më datë 17.03.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com