I del fotoja në lajme për vrasje në Sarandë, policia përcjell qytetaren: Gjëra që ndodhin!

Elvira Tahiraj nga Vlora, me banim në Itali, ka kontaktuar redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shumë të rëndë. Në fundin e dhjetorit të vitit të kaluar një shtetase me emrin dhe mbiemrin e saj vrau bashkëshortin me sëpatë në Sarandë. Sipas denoncueses, pa asnjë verifikim, portale të ndryshme morën foton e saj për t’ia bashkangjitur lajmit.

Elvira Tahiraj: Një mëngjes të zakonshëm kur unë isha në shtëpinë time, më vjen një telefonatë nga kushërira ime, e shqetësuar, kishte lajmëruar gjithë familjarët e mi në Shqipëri që Elvira, ka ndodhur një vrasje ku Elvira ka vrarë burrin. Mediat  janë futur në rrjetet sociale, në profilin tim dhe më kanë marrë foton time dhe e kanë publikuar sikur vrasësja isha unë.

Kjo histori alarmoi familjen dhe fisin e Elvirës dhe kjo e fundit la çdo punë dhe erdhi në Shqipëri. Në komisariatin e Vlorës pasi e morën në pyetje për një orë e gjysmë, e përcollën duke i thënë se të tilla gabime ndodhin.

Elvira Tahiraj: Kam lënë çdo gjë në Itali dhe jam nisur drejt Tiranës. Kam vajtur direkt në komisariatin e Vlorës për ta denoncuar këtë rast ku më kanë marrë në pyetje për një orë e gjysmë, u kam shpjeguar situatën që fotoja ime po publikohet në çdo media dhe mua kjo gjë po më shqetëson jashtë mase kur policia më është përgjigjur që kjo ndodh, është një gabim. Për policinë mund të jetë një gabim, por për mua është një prishje imazhi, më ka prishur imazhin, më ka shqetësuar familjarët, më ka shqetësuar vëllezërit, më ka shqetësuar gjithë njerëzit dhe më ka shqetësuar dhe mua e fëmijët  e mi.

Profesori i departmentit të gazetarisë Zylyftar Bregu, shpjegon se nuk ka asnjë ent rregullator që kontrollon mediat online dhe në këtë situatë transmetohen lajme të pasakta, duke ulur nivelin e gazetarisë dhe besueshmërinë e këtij profesioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com