Një patrullë e Policisë Rrugore të Durrësit ka ndaluar një automjet në zonën e Plepave për verifikime. Drejtuesi i automjetit, shtetasi Izet Ymeri, 59 vjeç, banues në Lushnjë, ka refuzuar të ndalojë dhe ka ofruar 1000 lekë të reja për të shmangur testin e alkoolit dhe arrestimin.
Pasi ka refuzuar, punonjësit e Policisë e kanë kryer testin, i cili ka rezultuar pozitiv me 0.86 mg/l të alkoolit në gjak.
‘Gjatë patrullimeve, me objektiva përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe monitorimin e qarkullimit, patrulla e Policisë Rrugore e DVP Durrës ka ndaluar në zonën e plepave, për verifikime, automjetin me drejtues shtetasin I. Y., 59 vjeç, banues në Lushnjë. Sapo i është kërkuar nga punonjësit e Policisë, që të bëjë testin e alkoolit, 59-vjeçari ka ofruar 1000 lekë. Punonjësit e Policisë kryen testin e alkoolit, i cili rezultoi 0.86 mg/l.’, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve, shtetasi I. Y. është arrestuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
‘Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.’, vijon më tej njoftimi.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.