I akuzuar për përdh*nim, prokuroria kërkon 9 vite burg për ish-futbollistin e Barcelonës

Prokuroria kërkon 9 vite burg për ish-futbollistin e Barcelonës, Dani Alves, i akuzuar për krimin e sulmit seksual, si autor i dyshuar i përdhunimit të një vajze të re në dhomën e rezervuar të klubit të natës “Sutton” në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit 2022.

Organi i akuzës në Spanjë kërkon dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh për “viktimën” e tij, siç kanë bërë të ditur për EFE burime ligjore. Në të njëjtën mënyrë, siç thekson “El Periódico”, akuza publike kërkon gjithashtu 10 vite liri të mbikëqyrur.

Braziliani hyri në burgun “Brians 2” janarin e kaluar, pasi gjyqtari dekretoi paraburgim të përkohshëm pa kusht për ish-lojtarin. Kjo për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes që ekzistonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com