I akuzuar për korrupsion zgjedhor, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Rrogozhinës

të Organizuar ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.

Prokurori Edvin Kondili kërkon për kryebashkiakun dënimin me 1 vit burgim për akuzën e “korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.”

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Seanca e radhës ku pritet të behet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për më 10 Janar.

Memolla u mor i pandehur në bazë të një video të publikuar në media në vitin 2021 ku dëgjohej teksa ndalonte prerjen e energjisë elektrike për një familje, sipas SPAK me qëllim sigurimin e votave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com