I akuzuar për dhunë, vihet në pranga 25-vjeçari në Dibër! Pritet ekstradimi drejt Kosovës

Një 25-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Dibrës, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit e ka akuzuar për veprën penale “Dhunimi”.

Pritet që i riu t’i dorëzohet autoriteteve në Kosovë, pasi i është caktuar masa e arrestit me burg.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar S.R., 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com