I akuzuar në Itali për trafik narkotikësh, kapet 60-vjeçari në Peshkopi

Policia e Dibrës ka arrestuar një 60-vjeçar i cili akuzohet nga Gjykata e Romës, për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali,  shtetasin Q.N(T)., 60 vjeç, banues në Peshkopi”, tha policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com