Hyri si klient në dyqan, 27-vjeçari tenton të përdhunojë shitësen, rrëfehet studentja: Më kapi prej flokësh dhe më mby

Vajza, e cila u ngacmua seksualisht nga një klient në dyqanin ku punonte, në qendër të Tiranës, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar më 25 nëntor.

Ajo ka treguar se është studente dhe punon pasdite për të plotësuar nevojat e saj. Rreth orës 18:00, i riu, i identifikuar si Marash Gjoklaj, ka hyrë në dyqan dhe ka kërkuar diçka për të dashurën e tij.

“Jam studente dhe pasdite punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoje me motrën time. Ditën e shtunë më datë 25 nëntor, isha në pune si zakonisht. Ishte shume ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja një produkt në lidhje me të dashurën e tij, të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes, nuk e konsiderova si diçka shqetësuese”, ka treguar ajo.

Pas tentativës së parë, rikthehet sërish, kësaj here jo për të blerë, por për të abuzuar me shitësen.

“Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës. U afrua pranë meje duke m’u drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai me sulmoi duke me kapur nga flokët dhe duke me vënë dorën te goja. Tentoi të më fuste me forcë në magazinë e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin që unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihme, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po me jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Ne orën 20: 18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejt në vendngjarje. Aty mbërriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor që më morën në pyetje”, ka treguar ajo më tej.

Por ky nuk ishte rasti i parë, i riu kishte tentuar të përdhunonte një tjetër shitëse në  një dyqan në Rrugën e Durrësit.

“Nga përshkrimi im del që personi ne fjale dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë i mundur arrestimi, në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë se Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.

Ai u kap ne banesë në prani te familjareve te tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi, të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do te ndodhë me mua apo edhe me shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës”, ka mbyllur vajza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com