Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, e ka krahasuar ngjarjen e pak ditëve më parë në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët vranë babain e tyre, të njëjtë me atë të vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë, ku vrasësi u pagua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, Softa tha se gjithçka fshihet te arma e krimit.
Ai shpjegoi se vetëm pasi të bëhet ekspertiza e armës së krimit, do të mund të zbardhet e vërteta.
Sipas tij duket pak e vështirë të besohet momentalisht që ishte Hygerta ajo që zbrazi pistoletën mbi babain, pasi ajo nuk ka patur njohur në përdorimin e armës.
“Së pari kjo është një ngjarje goxha e rëndë., Se di pse më shtyu për të kujtuar vrasjen e Liridonës, kemi pranim, mospranim të fajit. Kemi deklarime para OPGJ por dhe tani para trupës gjykuese. Sigurisht që arma është shumë e rëndësishme. Nëse arma ka qenë e mbështjellë me plasmas dhe e hedhur diku, i përket organit për të parë nëse është gjetur dhe në vend e të tjera. Duet para se të kujt janë gjurmët, duhet parë se e kujt ishte arma, ishte e babait apo jo? Në momentin e parë deklarata ishte që vajza pranonte krimin, pastaj kjo mohohet.
Unë kam hedhur dyshime që një vajzë 19-vjeçare duhet të ketë njohuri për armët, që një i ri duhet t’i ketë. Nuk mund të përdorë armën një njeri që se ka prekur kurrë me dorë. Hygerta ka thënë që jam larguar nga banesa, ndërsa rezulton nga kamerat që nuk është e vërtetë. Pastaj kush e bëri shoqërimin e personit, vëllai i vogël thotë që e bëra unë. Kjo duhet verifikuar”, tha Softa./m.j