Hungaria miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ministri Hasani: Do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të Aleancës

Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate, për Suedinë,

“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO”, është shprehur ministri Hasani, ndërsa thekson se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.

Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO, pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate. Anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës”, shkruan Hasani.

“Së bashku jemi më të fortë. Ne jemi NATO”, ka thënë ndër të tjera ai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com