Humbi kontrollin e mjetit kur u qëllua/ Atentati ndaj Kristian Markut shkakton aksident të 3-fishtë në autostradën Fier-Vlorë

Atentati ndaj 30-vjeçarit Kristian Marku alias Kristi Bardhi në autostradën Fier-Vlorë mbrëmjen e sotme ka shkaktuar një aksident të trefishtë.

Në momentin kur ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Korrespondentja e Klan News, Greta Haskaj raporton se ky devijim nga rruga është bërë burim i përplasjes së makinës tip “Volkswagen” që viktima drejtonte me 2 automjete të tjera.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca për të transportuar të aksidentuarit në spitalin e Vlorës, gjendja e të cilëve nuk dihet akoma.

Uniformat blu që kanë bërë rrethimin e zonës së krimit. Ndërkohë, përsa i përket autorit/ëve të atentatit, akoma nuk ka asnjë të dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com