Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në Elbasan, plagosen dy pasagjerët, nis hetimi për shoferin

Policia e Elbasanit ka nisur hetim për një 33- vjeçar, i cili teksa drejtonte mjetin e tij, në aksin rrugor “Peqin -Rrogozhinë”, për shkak të humbjes së kontrollit mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në këtë automjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për personin me inicialet A.R, pasi teksa drejtonte mjetin e tij, është përplasur me një motor, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit.


‘Nisi procedimi penal për shtetasit: A. R., banues në Elbasan, pasi në rrugën “Thoma Kalefi”, me automjetin që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 34 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E. M., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën’, njoftoi sot policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com