Humbi jetën nga hipertensioni, lidhja e Çelnik Melçellarit me 37-vjeçaren. Çfarë ndodhi para tragjedisë në automjetin e viktimës

Dalin detaje të reja nga vdekja e 47-vjeçarit Çelnik Melçellari.

Grupi i hetimit ka shkuar te 37-vjeçarja me inicialet V.Sh., pas thirrjeve të shumta telefonike që 47-vjeçari ka pasur me të arrestuarën.

Sipas policisë, lidhja që kishte Melçellari me të dyshuarën kishte nisur prej disa kohësh dhe ishte e njohur nga disa prej personave të marrë në pyetje nga grupi i hetimit.

Pas marrëdhënies së kryer në automjetin e viktimës, 47-vjeçari nuk është ndier mirë nga ana shëndetësore. Në këto kushte, 37-vjeçarja i ka kërkuar të telefonojë ambulancën, por ai nuk ka pranuar.

Vetëm pak minuta pas kryerjes së marrëdhënies, 47-vjeçari ka ndërruar jetë. Sipas policisë, viktima është gjetur gjysmë i zhveshur.

Pas këtij momenti, 37-vjeçarja, me origjinë nga Librazhdi, ka deklaruar se është larguar drejt banesës së saj, ku më pas është arrestuar nga policia. 

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com