Humbi jetën në gurore, rrënqeth babai i 24-vjeçarit: Ma sollën në 2 të natës me arkivol, nuk largohej nga Shqipëria sepse kishte hallin tonë

Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë në fshatin Brataj të Vlorës, ku në një gurore ndërroi jetë 24 vjecari Jurgen Veshi.

I ati i tij rrefeu me dhimbje te pamate momentet e fundit të të birit para e të largohej nga shtëpia, dhe momentin kur mori vesh lajmin e kobshëm.

“Ishte një fëmijë shumë i edukuar dhe punëtor. Që 12-vjeç kapi kazmën që të mbillte gjëra në kopsht. Kurrë nuk më tha jo.

U rrit shumë i ndërtuar si fëmijë, pa vese. Vetëm pranë familjes, ishte djalë i paqes dhe mirësisë jo i konfliktit.

Një djalë që u brymos prej halleve dhe ndjeu peshën e familjes që i vogël.

Edhe pse kishte shanse që të ikte jashtë vendit, nuk largohej sepse kishte hallin tonë. Atë mëngjes e përcolla tek dera bashkë me bashkëshorten.

I thashë: Mirë ardhsh e më tha “mirë ju gjetsha”. Iku për të mos u kthyer më i gjallë.

Një djalë nga fshati më mori në telefon më tha ka ardhur Jurgeni, jo i thashë. Më tha se ka bërë një aksident në punë.

Mendova se kishte bërë një aksident e kishte lënduar ndonjë këmbë por ai dergjej në mal dhe ende nuk e kishin dërguar në spital.

Asnjë nuk ma jepte dot lajmin që djali kishte ndërruar jetë. Ma sollën vetëm në 2 të natës në shtëpi me arkivol”, u shpreh babai./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com