Humbi drejtimin e mjetit dhe përfundoi në kanal/ 18-vjeçari që humbi jetën në aksident, djali i biznesmenit të njohur durrsak

Një aksident i ndodhur mëngjesin e djeshëm ka rezultuar fatal për 18-vjeçarin Arlis Troplini.

Policia njofton se i riu ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar në kanal. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka ndërruar jetë.

Arlis është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i restorantit ‘Troplini’ që ndodhet në zonën e Vollgës në Durrës.

“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas”, bëri me dije Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com