“Humbi…”/ 236 mln dollarë, Shqipëria fitoi arbitrazhin në Paris, Braçe: Si zbulova që Bankers Petroleum gënjente

Gjykata ndërkombëtare që vepron nën Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë me seli në Paris ka dhënë vendimin përfundimtar për padinë e bërë nga Bankers Petroleum kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë (MIE) dhe Albpetrol.

Mosmarrëveshja, për të cilën Bankers i ishte drejtuar arbitrazhit, lidhej me procedurën e rikuperimit të kostove sipas Marrëveshjes të vitit 2004, në lidhje me operacionet në fushën naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Bankers kërkoi që të mbante të gjitha shumat e gjeneruara nga prodhimi i fushës së Patos Marinzës.

Në përfundim të gjykimit Shqipëria ja doli të ketë epërsi mbi shumë nga çështjet e interpretimit të Marrëveshjeve përpara Gjykatës.

Nga vendimi konkludohet se mbi 236 milionë dollarë nga kostot e pretenduara nga Bankers dhe të kundërshtuara nga AKBN janë refuzuar dhe deklaruar të parikuperueshme.

Rezultati i mosmarrëveshjes është se Bankers do të duhet t’ i kthejë Shqipërisë shuma për llogari të fushës naftëmbajtëse të Patos Marinzës. Kjo do të rrisë fitimet historike të fushës së naftës dhe do të çojë në pagesa të tatimit mbi fitimin ndaj shtetit.

Për këtë vendim ka reaguar edhe deputeti socialist Erion Braçe që thotë se është i gëzuar pasi thekson se ka luftuar fort për këtë çështje.

“Duke hetuar zbulova se Bankers genjente me shpenzimet e rikuperueshme e qe e favorizonin ne raport me koeficentin 1; ua prezantova kete qeverive te Sali Berishes, u perballa me ministrat e tij te Energjise e Financave por ishte qamet te ndryshonin qendrim; si kryetar i komisionit te Ekonomise bera te njejten gje me qeverite e Edi Rames, ministrat e tij dhe ata vertetuan keto pretendime; Bankers nuk i pranoi gjetjet, shkoi ne Arbitrazh dhe sot humbi përfundimisht”, thekson Braçe.

Postimi i plotë i Braçes:

SHQIPERIA SAPO KA FITUAR NJE GJYQ TE FORTE,

POOOOO DYQIND E TRIDHJETEGJASHTE MILIONE EURO!

NDAJ BANKERS PETROLEUM-kompania qe zoteron marreveshjen hidrokarbure per zonen me te madhe NAFTENBAJTESE ne vend!

Mezi e gjeta lajmin diku, mezi!

Te kish qene vendim kunder SHQIPERISE do ishte bere nami; tani qe eshte pro SHQIPERISE nuk behet nami!

Nejse, si njeri nga shqiptaret qe ne permbushje te detyres se deputetit eshte marre fort me kete ceshtje dhe vete BANKERS PETROLEUM, jam i gezuar;

Duke hetuar zbulova se Bankers genjente me shpenzimet e rikuperueshme e qe e favorizonin ne raport me koeficentin 1; ua prezantova kete qeverive te Sali Berishes, u perballa me ministrat e tij te Energjise e Financave por ishte qamet te ndryshonin qendrim; si kryetar i komisionit te Ekonomise bera te njejten gje me qeverite e Edi Rames, ministrat e tij dhe ata vertetuan keto pretendime;

Bankers nuk i pranoi gjetjet, shkoi ne Arbitrazh dhe sot HUUUUMBIIII PERFUNDIMISHT!

Rezultoi e provuar se Bankers per vite me rradhe ka genjyer me shpenzimet e rikuperueshme, ka fshehur fitimin dhe i eshte shmangur TATIM FITIMIT 50%!

Shume faleminderit gjithkujt qe u perfshi ne kete beteje;

Urime te gjitheve nga i pari deri tek ministrja Balluku; eshte fitore e madhe e precedent jetik per SHQIPERINE, pasurine me te madhe te saj!

Besoj se sot, nga Sali Berisha tek ministrat e tij, te tjere njerez te rendesishem qe u kthyen ne kliente te rendesishem te Bankers e qe slane gje pa the e kunder meje e te tjereve si une qe po mbronim interesin publik, TE NDJEHEN PO AQ HUMBES SA BANKERS!/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com