Humbet kontrollin e motomjetit, përplaset me makinën, aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Pllocë. Një i plagosur

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin.
Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com