Në kulmin e moshës vetëm 30 vjeçe, sot u nda nga jeta në një aksident automobilistik në Maqedoninë e Veriut Eva Tavo, vajza e ish deputetit të Qarkut Gjirokastër, Vangjel Tavo.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.”
“Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.”
“Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër” ishte njoftimi i trishtë i ish-deputetit, Vangjel Tavo
Vetëm disa vite më parë edhe nëna e saj Aristulla Xhumba është ndarë tragjikisht nga jeta.