Alma Arrazi nuk është trajtuar me ilaçe për ngarkesë psikologjike thotë në ‘Përballje’ në Report TV mjeku neuropsikiatër i Shëndetit Mendor të spitalit të Shkodrës Gjon Preçi. Por mjeku nuk përjashton mundësinë që nëna e tre fëmijëve që u hodh në lumin Buna të jetë trajtuar në mënyrë private.
“Nuk më rezultoi që personi që ka rezultuar i humbur zyrtarisht me tre fëmijët që të ketë marrë një shërbim tek qendra komunitare për shërbim mendor, por kjo nuk përjashton që të ketë marrë shërbim në qendra private. Burri ka një dyqan celularësh dhe e njoh si një person pozitiv. Por ndryshe tregohet njeriu në komitet dhe ndryshe në shtëpi. Dy janë rastet e vrasjes së fëmijëve. Një në rastin kur fëmija është i sëmure dhe do ta shpëtosh dhe 2 kur vritet për shkak të hakmarrjes ndaj burrit, që shpresoj mos te jetë në këtë rast. Mbi 60% të rasteve që kanë probleme për tu trajtuar nuk arrijnë të marrin mjekim. Edhe situatat familjar e mund të jenë. Në të gjithë botën ekziston stigma për tu fshehur për problemet”, tha psikiatri, Gjon Preçi.
Por për psikologët, akti deri në këtë esktrem shpjegohet vetëm si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të nënës 39-vjeçare, e dhunuar nga bashkëshorti dhe e tradhtuar prej tij.
“Jam e prirur për të parë shëndetin mendor. Ka qenë shëndeti mendor i rënduar që të ndërmarrë këtë akt ekstrem. Depresioni shtyn në vetëvrasje. Kjo familje ka pasur probleme të pa zgjidhura. Duket sikur s’ka gjetur mbështetje në familje. Kjo ngjarje duhet të na ndërgjegjësojë që të jemi më empatik të këtyre rasteve. Të bëjmë për njëri tjetrin”, tregoi psikologia Rudina Koromani.
Ka predominuar hakmarrja ndaj bashkëshortit në vendimin që Alma Arrazi të vetëflijonte edhe fëmijët bashkë me veten duke u hedhur në lum argumenton gazetari Ferdinand Dervishi.
Në ngjarjen e rëndë, avokati Gylsen Zhllima hedh edhe pistën e përfshirjes së vetë familjarit apo të të tretëve në hedhjen e nënës me 3 fëmijë në Bunë.
“Jam mosbesues pasi nuk kemi të bëjmë vetëm me shkaktimin e vetëvrasjes. Unë do mendoja për vrasje nga bashkëshorti, ose jo bashkëshorti, por dikush tjetër. Vrasje me paramendim për shkak të një interesi. Këto janë veprat penale që do hetoja. E pa imagjinueshme që një nënë, të marrë 3 fëmijët e saj dhe të shkoje të hidhej në lum. Policia ka marrë një masë ekstreme, të shoqërimit të personit dhe dhënia e masës provizore.
Ligjvënësi e ka marrë shumë lehtë këtë dispozitë. Nuk është vetëm pjesa depresive, e shëndeti mendor, por e autorit të veprës penale. çfarë ka dashur të fshehe me denoncimin e vonë. Në njoftimin e vdekjes, familjarët e bashkëshortit kishin shkruar bija e të ndjerës Alma. Nuk e kuptoj. Gabime të vogla janë të mëdha”, tregoi avokati Gylsen Zhllima./m.j