Policia britanike ka vënë në pranga një grua, e cila dyshohet se është autorja e vrasjes së tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën pajetë në ambientet e brendshme të një banese në Bristol.
Policia iu përgjigje një thirrje për dhunë në Blaise Ëalk, Sea Mills dhe kur arriti në vendngjarje pa skenën e tmerrshme të vrasjeve.
Gruaja 42 vjeçare, që është vënë në pranga, nuk ka lidhje me fëmijët dhe është dërguar në një spital psikiatrik për të vlerësuar gjendjen e saj mendore.
Policia e Bristol reagoi për ngjarjen e rëndë dhe iu shprehu ngushëllimet familjeve të fëmijëve të vrarë, teksa u angazhua se do të punojë pa ndërprerë deri në zbardhjen e motiveve të këtij krimi.
/a.r