Horror: Fsheh prej vitesh në frigorifer trupin e nënës së vdekur për të përfituar pensionin

Autoritetet italiane në qytetin e Cagliari-t kanë bërë një zbulim të paprecedentë. Sipas mediave përtej Adriatikut, një 54-vjeçar është arrestuar, pasi për vite me radhë ka mbajtur në frigorifer trupin e pajetë të nënës së tij, me qëllim përfitimin e pensionit.

Policia kontrolloi shtëpinë e tij në Sarroch dhe gjeti trupin e 78-vjeçares brenda frigoriferit që ndodhej në katin e parë të banesës, raporton A2.

Trupi, sipas hetimeve paraprake rezulton se kishte rreth dy vjet që mbahej në frigorifer, ndoshta që nga periudha e nisjes së pandemisë së Covid-19.

Trupi i gruas i është dorëzuar mjekësisë ligjore për kryerjen e autopsisë, prej së cilës pritet të sqarohet nëse e moshuara ka vdekur vërtet për shkaqe natyrale dhe kur saktësisht ajo ka ndërruar jetë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com