Dashi
Dite shume trazuar dhe problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do i pranoni aspak ato qe do iu thotë partneri dhe gjate gjithë kohës do debatoni me te. Beqaret nga ana tjetër do provojnë eksperienca interesante dhe mjaft entuziazmuese megjithatë dashuria e madhe nuk do vije ende. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe do jeni me te qete.
Demi
Edhe për ju pritet qe kjo dite te jete e vështirë dhe e mbushur me mosmarrëveshje. Ata qe kane shume kohe qe nuk arrijnë dot te gjejnë qetësinë mund te mendojnë edhe për një ndarje përfundimtare. Beqaret do jene te kënaqur me jetën qe kane dhe nuk do kërkojnë me ngulm princin e kaltër. Ne planin financiar nuk pritet as problemi me i vogël. Mund te bëni edhe ndonjë dhurate.
Binjaket
Do i kaloni te gjitha vështirësitë e jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Nga mesdita mund te keni një surprize nga partneri. Beqaret do zbulojnë kënaqësi te reja dhe do ndihen për mrekulli. Me ne fund ata do e ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene katastrofe, por nëse nuk tregoheni te matur do keni vërtet probleme serioze.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur dhe emocionuese gjate kësaj dite. Do ndiheni rehat dhe te dëshiruar nga partneri juaj kështu qe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk duhet as te bëjnë dhe as t’iu besojnë premtimeve boshe te disa personave. Ne planin financiar duhet maturi për te zgjidhur problemet, jo inat dhe rritim.
Luani
Ata qe kane një lidhje te trazuar ka shume mundësi t’i japin fund gjithckaje sot dhe te mendojnë te ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Te tjerët do kenë një dite te zakonshme. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse yjet do krijojnë shume mundësi për njohje te reja. Ne planin financiar çdo gjë do jete ne favorin tuaj dhe situata pritet te ketë goxha përmirësime.
Virgjeresha
Yjet do e bekojnë lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush. Emocionet me te forta do i përjetoni ne orët e mesditës. Beqaret duhet ta heqin sa me pare turpin dhe te dalin neper takime. njohjet e reja mund te jene vërtet shume interesante. Financat do jene me te qëndrueshme kështu qe mund te blini edhe mobiliet qe keni pëlqyer.
Peshorja
Komunikimi ne çift do jete edhe me i ngrohte gjate kësaj dite dhe do i sqaroni te gjithë hatërmbetjet qe keni pasur me partnerin. Dita ne vijim do jete me e bukur. Beqaret ka shume mundësi te takojnë princin e tyre te kaltër. Shikojani me kujdes personat qe do keni pranë. Ne planin financiar asnjë planet nuk do arrije t’ua destabilizoje te ardhurat.
Akrepi
Fale ndikimit te madh te Saturnit ne jetën tuaj ne çift, dita nuk do jete e trazuar, por as emocione te mëdha nuk do ketë. Merrini gjerat si t’iu vije pa kërkuar shume. Edhe beqaret do e kenë serish te vështirë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Ne planin financiar do kryeni transaksione mjaft te rëndësishme dhe qe do ua stabilizojnë situatën.
Shigjetari
Mos rikujtoni problemet qe keni pasur dikur me partnerin tuaj sepse do mërziteshit shume qe te dy dhe dita do jete e zymte. Mundohuni te mendoni vetëm për te ardhmen dhe te kaloni momente te këndshme se bashku. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot personin e duhur. Nëse financat i menaxhoni me maturi situata do jete goxha e qëndrueshme.
Bricjapi
Tregohuni sa me realiste sot ne jetën tuaj ne çift dhe hidheni çdo hap ne bashkëpunim me personin qe keni ne krah. Ai do mundohet te beje çdo gjë qe marrëdhënia mes jush te jete sa me e mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe pse nuk do ndalen asnjë çast se kërkuari. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. me ne fund do shpenzoni pa frike.
Ujori
Do jeni me te predispozuar sot te bëni lëshime ndaj atij qe keni ne krah dhe kjo do e përmirësojë ndjeshëm marrëdhënien ndërmjet jush. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret nuk do jene shume ne humor sot dhe nuk do ndihen gati për te pasur njohje te reja. Financat do influencohen mjaft nga Plutoni. Situata do jete vërtet e qëndrueshme dhe pa probleme.
Peshqit
Ka rrezik te mos i qëndroni besnik partnerit tuaj sot dhe kjo do e trazoje se tepërmi atmosferën tuaj ne çift. Pse e prishni me dorën tuaj një marrëdhënie aq te mire? Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te dashurisë se madhe pa e kuptuar se e kane me afër sesa mendonin. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do keni përmirësime te ndjeshme te situatës.