Prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj të shtune po zhvillohen homazhe në teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër, për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit dhe aktorit të mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Miq të shumtë të humoristit shkodran, nuk kanë munguar në homazhe. Mes tyre aktori Agron Llakaj, i cili u përlot për largimin nga kjo jetë të Zef Dedës.
“Ikje e parakohshme, la pas të qeshura! Trupa e humorit shqiptar është e shumta në qiell se sa në tokë!’- tha Llakaj.
Një ditë më parë, Llakaj shpërndau në rrjetet sociale një foto të aktorit të humorit, teksa shkruante: “Chaplini shqiptar u largua në amshim! I paharruar Zef Deda!”.
Deda u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Pas homazheve, në orën 13:00 ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.