Një shqiptar është arrestuar në Volos të Greqisë, pasi në momentin që ka parë një patrullë policie, hodhi një pako me kanabis nga dritarja e makinës.
Çanta me 31 gramë kanabis të papërpunuar është sekuestruar dhe marrë nga efektivët e Narkotikëve, të cilët kanë vënë në pranga drejtuesin e mjetit.
I riu u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos, i cili e procedoi për posedim droge me qëllim trafikimi, ndërsa i është konfiskuar edhe makina si mjet transporti i lëndëve të ndaluara.
Ai kishte gjysmë kilogramë kanabis dhe një peshore, tre pako me gjithsej 426 gramë kanabis të papërpunuar, një sasi e vogël pluhuri i bardhë me përbërje të panjohur që u dërgua për analizë dhe një peshore elektronike, që u sekuestruan në banesë e një greku në Pirgos, ku u kontrolluan të martën. Qiramarrësi u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një kallëzim penal për trafik dhe posedim droge, me të cilin u dërgua në prokurori.
/a.r