Historia e trishtë e kampionit, 21 vjet tortura pasi mundi vëllanë e Assad në garat me kuaj

Histori të dhimbshme vijojnë të zbulohen nga Siria, tashmë që regjimi e Bashar Al Assad ka rënë dhe frika e njerëzve për t’u shprehur ka humbur.

Një rrëfim i trishtë ka zbuluar së fundmi se një kampion i garave me kuaj u torturua për më shumë se 21 vite në burgje siriane, për arsyen e vetme sepse mundi në një kompeticion vëllanë e diktatorit Assad.

Adnan Kassar, i cili fitoi disa medalje të arta dhe drejtonte ekipin kombëtar të garave me kuaj me pengesa në vitet 1980, ishte një mik i ngushtë i Assad dhe vëllait të tij të madh Bassel.

Por miqësia e tyre u thye për të mos u kthyer më pas kur ata u përballën në një kompeticion së bashku dhe Kassar, ashtu edhe siç pritej, u shpall kampion.

Ai tregon se turma e ngriti në krah me brohoritje, por kjo gjë nuk u prit mirë nga Bassel dhe që nga ky momente nisi dhe makthi i tij që zgjati për më shumë se 21 vite.

Menjëherë pas garës ai u arrestua, për akuza të paqëna, të cilat mendon se u sajuan nga xhelozia e Bassel. Kampioni rrëfen se për 2 dekada nga ajo ditë u dergj burgjeve dhe u dhunua fizikisht dhe psikologjikisht.

Dhuna ndaj tij mori përmasa më të mëdha kur Bassel vdiq pasi Bashar në një farë mënyrë e bënte përgjegjës për këtë gjë.

Gjatë viteve, shumë aktivistë e ngritën çështjen e tij dhe bënë disa apele ndërkombëtare në përpjekje për ta liruar nga burgimi.

Por emri i tij u la në mënyrë të përsëritur jashtë dekreteve të amnistisë dhe ai u la të kalbet në burgjet e shumta të ferrit sirian për 21 vite.

Kassar më në fund u lirua më 16 qershor 2014, pas presionit të zgjatur nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por ka qëndruar i heshtur për kalvarin e tij deri më tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com