Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka treguar shkakun e pazakontë që ka çuar në ndarjen nga i dashuri i saj. Siç tregon ajo një mëngjes është zgjuar dhe ka kërkuar t’i japë fund lidhjes me arsyetimin se kishte parë një ëndërr me aktorin Christian Bale.
“Disa vite më parë pash një ëndërr me Christian Bale dhe ishte në një kafene të vogël në rrezet e diellit, dhe më bëri të kuptoja se duhej të ndahesha me të dashurin tim”, tha ajo gjatë një interviste të premten.
Eilish, kënga e së cilës, “What Was I Made For?”, nga kolona zanore e “Barbie” është nominuar për një Oskar nuk përmendi emra, por ai mund të ketë qenë Neighbourhood, Jesse Rutherford me të cilin ylli së fundmi ka patur një romancë.