Policia në Fier ka arrestuar një 32-vjeçar pasi akuzohet për mashtrim.
I riu tre vite më parë teksa prezantohej si administrator i një kompanie ndërtimi ka falsifikuar dokumentet për legalizimin e disa apartamenteve, në këmbim të shumave të ndryshme monetare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin J. H., 32 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim. Për këtë shtetas, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve’”, bën me dije policia.