Kanë mbërritur në Himarë materialet zgjedhore, teksa na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet në qytetin bregdetar.
Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, kanë mbërritur në KZAZ nr. 88. Baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua ditën e sotme nga KQZ Shqipëri në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme.
Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votive (VNV).
“Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, kanë mbërritur në KZAZ nr. 88.
Në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor, baza materiale për 36 qendrat e votimit u dërgua ditën e sotme nga KQZ Shqipëri në bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme.
Së bashku me kutitë e votimit, fletët e votimit dhe dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, u dërguan edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit, kamerat regjistruese/monitoruese që vendosen në tavolinat e numërimit të votive (VNV).
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se KQZ ka menduar edhe për zgjedhësit që nuk shikojnë, duke siguruar shabllonin e fletës së votimit me alfabetin Braille në çdo qendër votimi.
Materialet zgjedhore do të shpërndahen drejt qendrave të votimit gjatë orëve të para të ditës së dielë, në mënyrë që të gjithë qendrat e votimit të jenë gati për qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës në datën 4 gusht 2024”, thuhet në njoftim.