Himara pret të mësojë kryebashkiakun e ri, Celibashi: Përfundon trajnimi i grupeve të numërimit

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në platformën X njofton se ka përfunduar trajnimi i anëtarëve të grupeve të numërimit, të cilët do të angazhohen në procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme të bashkisë Himarë.

“U trajnuan 8 grupe numërimi, nga të cilat 4 GNV janë grupet e para të numërimit dhe 4 grupet e dyta të numërimit. Në Vendin e Numërimit të Votave do të jenë të vendosura 4 tavolina numërimi, në të cilat janë instaluar kamerat monitoruese/regjistruese të fletëve të votimit gjatë procesit të vlerësimit të votave.”

Pas dorëzimit të kutive nga të 36 qendrat e votimit dhe trajnimit të numëruesve pritet që nga çasti në çast të startojë edhe numërimi i votave që përllogaritet të zgjasë deri në 4 orë.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com