Hilary Duff bëhet nënë për herë të katërt, ndan fotot nga lindja në shtëpi

Hilary Duff ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt.

Aktorja e “Lizzie McGuire” solli në jetë vajzën e saj më 3 maj, fëmijën e tretë me bashkëshortin Matthew Koma. Vogëlushja quhet Townes Meadow Bear. Aktorja publikoi disa foto bardh e zi nga lindja në shtëpi.

“Towns Meadow Bear, tani e dimë pse na bëri të prisnim kaq gjatë…”, ka shkruar aktorja në postim.

“Kam ëndërruar të të mbaj në krahë prej muajsh dhe 5 ditët e fundit të takimit me ty, të të shikoj dhe të nuhasja kanë qenë momente magjie. Të gjithë të duam sikur të ishe këtu që në fillim bukuroshja ime.’

Aktorja 36-vjeçare zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e saj të katërt në dhjetor 2023. Duff dhe Coma kanë dy vajza të tjera: Banks dhe May.

Fëmija më i madh i Duff është Luca 12-vjeçar, të cilin ish-ylli i Disney Channel e ka me ish-bashkëshortin Mike Comrie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com