Një ngjarje e rëndë në familje e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Heraklion ka sjellë arrestimin e një 25-vjeçari nga Shqipëria.
I riu dyshohet se ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj.
Për t’i shpëtuar tërbimit të tij, vajza ka arritur ta shtyjë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën e ballkonit.
Mirëpo, i riu është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në Pagni, ku kishte shkuar i vetëm për të marrë ndihmën e parë./m.j