Hetimi i TIMS: Salianji refuzoi dëshminë e Ballës me dyer të mbyllura socialistët largohen nga komisioni mes debateve

Mes debateve të shumta, deputetët e Partisë Socialiste braktisën komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS.

Shkak i debate ishte kërkesa e komisionit për të thirrur ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Socialistët kërkuan që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura me pretendimin se ministri dispononte informacione sekrete për të cilat Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet. “Gjejeni se ku është futur”, iu drejtua ai anëtarëve socialistë të cilët mbrojtën mungesën e Ministrit.

“Cojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turperoheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com