Hetimi i krimeve zgjedhore, prokurori i Përgjithshëm raporton për procedimet gjatë vitit 2023

Gjatë vitit të kaluar Prokuroria e Përgjithshme regjistroi 25 procedime penale me 19 të pandehur për veprat penale që prekin zgjedhjet në Shqipëri. Por numri i personave që janë dënuar ka qenë i ulet sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Vetëm dy persona rezultojnë të kenë marrë mbi vete dënimin për vepra penale zgjedhore.

Krimi zgjedhor që është konstatuar më së shumti sipas hetimeve është ai i përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Për këtë krim gjate vitit te kaluar janë regjistruar 8 procedime penale dhe 6 të pandehur.

Për veprën penale, “votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” janë regjistruar 5 procedime penale dhe 10 të pandehur, ndërkohë prokurori i Përgjithshëm shkruan në raport se kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” janë regjistruar 4 procedime penale dhe është dënuar 1 person.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm publikohet në dokumentet zyrtare të Kuvendit në një kohë kur grupi i dialogut në Komisionin e Ligjeve ka nisur shqyrtimin e propozimeve për reformën zgjedhore, një nga çështjet më të nxehta të kësaj reforme do të jetë mbrojtja e procesit të votimeve nga krimet e mundshme zgjedhore.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com