Hetimet për ngjarjet e “Curva Nord”, zbulohet depo armësh në Milano

Hetimet për ngjarjet e ndodhura mes ultrasve të Interit, kanë nxjerrë në pah detaje të reja.

Sipas “Ansa”, policia ka zbuluar një depo armësh në Milano, të cilat besohet se i përkasin “Curva Nord”.

Këto janë zbuluar pas hetimeve ndaj Andrea Beretta, drejtues i ulstrasve, i cili pak kohë më parë vrau një tjetër drejtues të “Curva Nord”, Antonio Bellocco.

Në depon e armëve të zbuluar, u sekuestruan pistoleta, kallashnikovë, granata dhe fishekë.

Policia arriti te depo e armëve, duke ndjekur gjurmët e pasurive të paluajtshme të Beretta-s, i cili tani ndodhet në burg, për vrasjen e Bellocco-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com