Helmimi masiv i qytetarëve në Bulqizë jo nga uji! Dalin analizat e Shërbimit Epidemiologjik

Helmimi masiv në Bulqizë nuk është shkaktuar nga uji i pijshëm, sikundër dyshohej më parë. Kjo të paktën bazuar në analizat e Shërbimit të Epidemiologjisë që përjashton mundësinë që helmimi i qytetarëve të ketë ndodhur për shkak të kontaminimit të ujit.

Të dhënat e analizave që janë kryer nga Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë.

Nga raporti i këtij institucioni thuhet se në mostrat e marra në 7 vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.

Sipas raport-analizës uji është i përshtatshëm për përdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com