Helikopteri rrëzohet në lumin Hudson në Nju Jork, humbin jetën 6 persona

Një helikopter turistik në Nju Jork shpërtheu në ajër dhe më pas ra në lumin Hudson, duke lënë pas 6 viktima, përfshirë pilotin dhe një familje prej pesë turistësh spanjollë.

Mes viktimave ishte ekzekutivi i Siemens, Agustin Escobar, bashkëshortja e tij Mercè Camprubí Montal, menaxhere globale në një kompani energjetike, dhe tre fëmijët e tyre.

Fluturimi, i cili nisi nga një heliport në qendër të Nju Jorkut rreth orës 15:00, zgjati vetëm 18 minuta. Të dhënat e radarit treguan se helikopteri fluturoi në veri, duke kaluar pranë horizontit të Manhatanit dhe më pas u kthye në jug drejt Statujës së Lirisë.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, konfirmoi se gjashtë persona ishin shpallur të vdekur, duke përfshirë tre fëmijë dhe tre të rritur.

Duke folur në një konferencë shtypi të enjten në mbrëmje, Adams tha se mendimet e tij ishin me viktimat e aksidentit dhe familjet e tyre. Ai shtoi se hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vijuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com