“Helene” iu merr jetën 43 personave në SHBA, me miliona pa energji elektrike

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, ndërsa me miliona kanë mbetur pa energji elektrike, pasi uragani Helene goditi juglindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupet e kërkim shpëtimit po punojnë me varka e helikopterë për t’iu ardhur në ndihmë shumë  personave që kanë mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Ata shpëtuan rreth 50 persona, mjekë dhe pacientë të një spitali, të cilët ishin ngjitur në çati.

Institucionet e sigurimit janë shprehur se dëmi i shkaktuar është kolosal dhe ai mund të arrijë në miliarda dollarë.

Banesat dhe rrugët u zhytën në ujë, me disa banore që u detyruan të notonin për të dalë nga shtëpitë, pasi uji arriti deri në nivelin e shpatullave.

Nga kategori e 4, Helen është zhvlerësuar tani në stuhi të kategorisë së parë, por autoritetet paralajmërojnë ende për kushte të rrezikshme që kërcënojnë jetën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com