Romeo dhe Heidi, u vunë sërish në qendër të debateve spektaklin e djeshëm. Disa banorë ende mendojnë se romanca e tyre është e gjitha për të marrë vëmendjen e publikut, ndonëse dy banorët pjesën me të madhe të kohës brenda shtëpisë më të famshme e kalojnë bashkë. (lexo këtu)
Këto pikëpyetje nga ana e banorëve duket se e kanë bërë Heidin të ndihet keq. Në një bisedë me Romeon dhe Meritonin, ajo është shprehur se Romeo do të ishte më mirë pa të në këtë lojë, pasi do ta “godisnin” më pak. Ndërsa Meritoni duke dhënë një mendim të tijin në këtë diskutim tha se nga përvoja e tij, loja në çift është më e lehtë pasi gjejnë paqe tek njëri-tjetrin. (lexo këtu)
Pjesë nga biseda:
Romeo: Pse ti mendon se po të dilte njëri nga ne këtu, nuk do godisnin? Po patjetër, siç e kanë goditur edhe këtë (Meritoni)
Heidi: Ti do ishte më rehat pa mua këtu. Mos mu hidh, është katastrofë në këtë situatë, sepse ne duemi…
Romeo: Ti do ishe më rehat pa mua këtu?
Heidi: Jo nuk po them këtë. Por nuk do kishe gjithë acarimet për fajin tim.
Meriton: Unë jam në këtë pozitë. Nuk e kam Ilnisën, kur e kam patur Ilnisën më kanë goditur për të, kemi qeshur dhe e kam kapur hopa. Kur se ke njeriun këtu brenda, të merr malli, s’ja merr erën.
Heidi: Ajo pra, është katastrofa, të merr malli
Meriton: Të godasin dhe e mendon se po e bëjnë me qëllim, mendon nëse ajo lëndohet…