Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh krijoi një sfidë për çiftet e shtëpisë për të kuptuar se sa e njohin ata njëri-tjetrin.
Pasi loja ka nisur çiftet janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet.
Një prej tyre ishte dhe: Sa vëllezër dhe motra ka partneri?
Teksa shkruanin përgjigjen e partnerit, banorët duhet të shkruanin dhe përgjigjen e saktë të tyre, dhe aty Heidi deklaroi se ka dy vëllezër dhe jo një ashtu sikurse është ditur përgjatë gjithë kësaj kohe.