Hasani takon David McAllister në Bruksel: I angazhuar personalisht në mbështetje të integrimit në BE të Shqipërisë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani është takuar me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Hasani e ka falënderuar McAllister për angazhimin e tij personal në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Këtë mëngjes, zhvillova një diskutim të frytshëm me David McAllister, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian, në Bruksel.

Falënderues ndaj Komitetit AFET për mbështetjen e zëshme të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit të saj në BE, si dhe për angazhimin personal të McAllister”, shkruan Hasani.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com