Hasani: Shqipëria mbështeti rezolutën për Srebenicën! 11 korriku, dita për të nderuar viktimat

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka reaguar për miratimin e rezolutës së Srebenicës në OKB.

Në një postim, ministri Hasani shkruan se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. 

Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

#MosharroSrebrenicën”, shkruan Hasani.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com