Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp së bashku me homologen finlandeze, Elina Valtonen. Gjatë fjalës së tij, Hasani ka thënë se në takim me ministren finlandeze ka theksuar rolin jetik të politikës së zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.
Ministri Hasani ka shtuar se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie kritike teksa ka bërë thirrje që NATO dhe BE të ruajnë fokusin e tyre në këtë rajon.
Igli Hasani: Të ndajmë mendime dhe ide. Shqetësimet për sigurinë ishin një tjetër temë. Diskutimi ishte i plotë dhe përsa i përket bashkëpunimit tonë shumë palësh. Konfirmuam dhe njëherë angazhimin për të lidhur bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ka shumë punë për të bërë si tregtia apo investimet, ftojmë kompanitë finlandeze të investojnë në Shqipëri.
I shpreha mirënjohjen Finalndës për mbështetjen e vazhdueshme për rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian. Theksuam rolin jetik të politikës së Bashkimit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Së bashku me ministren shprehëm në një mendje se siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësi kritike dhe në këtë pikë nënvizuam nevojën që NATO dhe Bashkimi Europian të ruajnë fokusin e tyre në këtë rajon strategjik dhe të kundërshtojë ndikimin keqdashës të aktorëve të tretë.
Vlera e bashkëpunimit mes vendit tonë dhe alëtarëve të NATO-s del në pah. Ndamë shqetësimin për luftën në Ukrainë. Qëndrojmë gjithmonë në krah të Ukrainës. Një pjesë në bashkëpunimin shumëpalësh, veçanërisht në lidhje me çështjet e sigurisë. Presidenca e ardhshme finlandeze e OSBE është moment për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh.
/a.r