Hasani në Konsullatën e Shqipërisë në New York: Në periudhën janar-shtator janë ofruar 2 600 shërbime

Ministri i Jashtëm Igli Hasani gjatë vizitës zyrtare në kuadër të zhvillimeve të sesionit të përvitshëm të OKB-së,  është takuar me stafin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në New York, ku për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas.

“Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Nju Jork, ku vetëm për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta Rika, Guatemala, Hawai e Bahamas” shkruan në rrjetet sociale ministri Hasani.

Më tej ai nënvizon se, gjatë vitit 2024 janë kryer 107 mijë shërbime konsullore, nga stafet e përkushtuara në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.

“Përgjegjshmëri e prioritet janë lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë”, shkruan Hasani.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com