Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka deklaruar se së shpejti do të ketë një ligj të ri të Shërbimit të Jashtëm, çka do t’i japë një energji të re diplomacisë shqiptare.
Në fjalën e tij hapëse në Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, Hasani u shpreh se vitet e fundit politika e jashtme, Hasani u shpreh se ky ligj do hapë dyert e shërbimit të jashtëm për shqiptarët që punojnë në organizatat ndëkrombëtare duke njohur meritat, punën e kontributin.
“Shumë shpejt do kemi një ligj të ri për Shërbimin e Jashtëm, që nuk është hartuar për të shkruar diçka por t’i shërbejë frymës së re dhe t’i japë një energji të re diplomacisë sonë.
Ligji do stimulojë çdokënd që e do këtë profesion. Ligji do hapë dyert e shërbimit të jashtëm për shqiptarët që punojnë në organizatat ndërkombëtare duke njohur meritat, punën e kontributin”, tha Hasani.
Ministri theksoi më tej se vitet e fundit politika e jashtme e Shqipërisë ka njohur arritje të panjohura më parë, ndërsa theksoi se kjo konferencë që po mabhet pas 8 vitesh, duhet të shërbejë si instrument efektiv se ç’duhet bërë më mirë sot e në ditën në vazhdim.
“Diplomacia jonë është një organizëm i gjallë i projektuar drejt së ardhmes e cila vepron sipas parimit të enëve komunikuese jo vetëm me segmente te tjera të qeverisë, por edhe mbarë shoqërisë.
Konferenca e cila mbahet pas 8 vitesh, për të ringjallur një traditë të dobishme dhe t’i rikthehemi përvojës për të shkëmbyer mendime. Konferenca duhet të shërbejë si instrument efektiv se ç’duhet bërë më mirë sot e në ditën në vazhdim.
Vitet e fundit politika e jashtme e Shqipërisë ka njohur arritje të panjohura më parë”, theksoi ministri.
/a.r