Harta/ ‘Ka lidhje me mafien e Shkodrës’! Përgjimet që zbuluan rrjetin e furnizuesve të drogës në Itali, kishte lidhje dhe në Bruksel

Dymbëdhjetë persona, anëtarë të një bande shpërndarësish droge në pistat e skive të Valtellinës në Itali kanë rënë në prangat e policisë italiane. Arrestimet janë kryer në bashkëpunim mes policisë së Livigno, Torino dhe Francës.

Hetuesve i është dashur të kryej përgjime ambientale dhe telefonike për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës.

Policia thotë se tregu i drogës kontrollohej nga një shkodran në arrati që kërkohet për vrasje dhe është pjesë e një klani mafioz në Shkodër. Personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur kishte rrjetin e tij në Bruksel dhe më pas droga mbërrinte në Torino dhe më pas në Livigno.

‘Hyn në ngatërresë me të. Sepse ai është tip që së bashku me bandën më të fortë në Shkodër, mafia e Shkodrës…ai jo unë.. .por ai është me mua’ thuhet në një përgjim.

Dy pako droge që janë sekuestruar gjatë këtij operacioni kanë pasur mbishkrimin “Daja’  ‘Tok’/m.j

1710436251_hartaedroges.jpg1710436251_hartaedroges.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com