Hapja e Urës së Madhe në Kukës/ “Mos u plaksh kurrë”, Rama batuta me qytetarin: Kemi Pandin…

Është shoqëruar me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me banorët e Kukësit, pas hapjes së Urës së Madhe të Kukësit.

Një nga banorët i uroi kreut të qeverisë “mos u plaksh kurrë”. Këtë urim Rama e ktheu në batutë duke thënë “për mosplakje kemi vetëm Pandin”.

Në hapjen e urës ishin zv.Kryeministrja dhe njëherazi Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku dhe Pandeli Majko.

Majko: Është ngjarje shumë e madhe

Qytetari: Mos u plaksh kurrë.

Rama: Jo mor burrë jo, për mosplakje kemi vetëm Pandin. Ne të tjerët ndryshojmë. Është plakur që i vogël ky edhe tani..

Majko: Ura është simboli i Kukësit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com