Hapet ankandi Fotovoltaik hibrid 300 MW, Balluku: Moment i artë për ekonominë

Ministrja e energjisë dhe infrastrukturës, njëherazi zëvendës kryeministre e vendit Belinda Balluku ka njoftuar këtë të hënë hapjen e ankandit Fotovoltaik hibrid 300 MW, i cili do të jetë një burim i ri për prodhimin e energjisë në vend.

Balluku e ka cilësuar këtë si një moment historik dhe të artë për ekonominë e vendit tonë, ndërsa ka bërë thirrje kompanive shqiptare dhe të huaja që të marrin pjesë në këtë ankand.

“Sot jemi në një moment historik, një moment të artë për ekonominë shqiptare. Shqiptarëve u kushton edhe 24 orë vonesë.

Nuk do të ketë shtyrje të afatit kohor. unë i bëj thirrje të gjitha kompanive shqiptare të cilat kanë kapacitete dhe të gjitha kompanive të huaja të cilat tashmë e kanë provuar angazhimin e qeverisë shqiptare, angazhimin e ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë, mënyrën transparente me të cilën ne punojmë me garancinë  e ekspertëve të BERZH dhe të Sekos që të marrin pjesë në këtë ankand, ku dyshemeja e prodhimit është 10 megavat orë, ndërsa tavani do të jetë 100megavat orë.

Mund të konkurroni dhe me projekte të ndryshme. Çmimi 59.97 euro për metër katror dhe ankandi nis menjëherë”,-tha Balluku.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com