Hap dyert shkolla “Myrteza Sala”, Rama: Investim me standardet më të mira bashkëkohore

Shkolla 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht ka hapur dyert për 420 nxënës dhe mësues.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” shkruan se kjo shkollë ka standardet më të mira bashkëkohore.

Kryeministri Rama ka bashkangjitur në postim edhe pamjet e shkollës më të re në Bilisht.

“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër shkollë të re, 9-vjeçarja “Myrteza Sala” në Bilisht, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që sot ka hapur dyert me standardet më të mira bashkëkohore për 420 nxënës dhe mësues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com